Kandidati nga Partia Popullore Republikane (CP) e opozitës Ekrem Imamoglu prin sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar të bashkisë së Stambollit.
Ai ka marrë 54.01 për qind të votave derisa Binali Jildirim, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit Recep Tayyip Erdogan ka marrë 45.10 për qind.
Në zgjedhjet e marsit, Imamoglu fitoi me rezultat të ngushtë, por pas ankesës së AKP-së, ato u anuluan për shkak të parregullsive.
Më shumë se 10.6 milionë votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme në Stamboll.