Partia Demokratike çel sot zyrtarisht betejën për zgjedhjet e 25 prillit në sheshin “Nënë Tereza.”
Dy kampet politike duket se përballjen e parë do ta kenë ditën e sotme pasi kanë lënë të njëtij orar të prezantimit të platformave të tyre.
Më herët Partia Socialiste kishte njoftuar se fushata do të fillonte rreth orës 18:00, por ky orar u zhvendos në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.
PD-ja po bën gati stendën politike, ku do të jetë një podium në të cilin do të ngjitet kryetari Lulzim Basha dhe folës ët tjerë të cilët janë emra të rinj që ofrohen në listën e Partisë Demokratike.
Do të ketë një shpalosje të gjithë alternativës, të asaj çka zoti Basha e quan një dokument pune.
Një element i rëndësishëm që Partia Demokratike dhe Aleanca për ndryshim ofron është fakti që do të ketë një instrument kundër atyre që PD-ja i quan oligarki dhe korrupsion, do të ketë një sistem të ri ligjesh kundër goditjes së këtyre elementëve.
Çelja e fushatës së sotme do të jetë një aktivitet që ka një ndërthurje mes prezencës fizike ku do të jenë aleatët dhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike dhe grupet e tjera do të jenë të pranishme nëpërmjet komunikimit online.
Partia Demokratike ndryshe nga ajo Socialiste e cila në posterin e vet ka nxjerrë foton e Ramës dhe simbolet e Lules dhe grushtit në miniaturë, ka krijuar posterin me sloganin “Bashkë për ndryshimin, Shqipëria fiton. Voto 9 Partia Demokratike.”