Alarm për bombë në dy avionë në Turqi

albnews
By
1 Min Read

Një alarm për bombë vuri në lëvizje autoritetet në aeroportin e Stambollit, në Turqi.

Mediat vendase shkruajnë se u raportua për bomba në të paktën dy avionë.

Mjetet fluturuese u dërguan në zonën e sigurtë për t’u kontrolluar.

Pas disa minutash rezultoi se alarmi ishte fals, pasi në avionë nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.

Megjithatë, rasti në fjalë ka sjellë shqetësim edhe të udhëtarët.

Share This Article