Kina vendosi sanksione për nëntë britanikë, përfshirë ligjvënës dhe katër subjekte në Britaninë e Madhe pasi Londra vendosi sanksione ndaj zyrtarëve kinezë për trajtimin e ujgurëve.
Pala kineze ka sanksionuar individë dhe subjekte që akuzohen për “përhapje me qëllim të keq të gënjeshtrave dhe dezinformatave”, lexohet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme kineze në faqen e internetit të ambasadës kineze në BM.
Ligjvënësit Tom Tugendhat, i cili kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme, ish-lideri i partisë konservatore Iain Duncan Smith dhe Neil O’Brien, Tim Loughton dhe Nusrat Ghani janë midis individëve të sanksionuar.
Anëtarët e Dhomës së Lordëve, David Alton dhe Helena Kennedy, avokati i të drejtave të njeriut, Geoffrey Nice, i cili më parë udhëhoqi gjyqin kundër ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç si dhe Joanne Nicola dhe Smith Finley janë përfshirë gjithashtu.
“Është detyra jonë të denoncojmë abuzimet me të drejtat e njeriut të qeverisë kineze në Hong Kong dhe gjenocidin kundër ujgurëve”, shkroi Iain Duncan Smith në Twitter.