Në videon e shpërndarë nëpër rrjetet sociale, shihet se si ministri Mark Field e ka përdorur forcën e tepruar ndaj aktivistes së ambientit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ministri Field ka kërkuar ndjesë për këtë veprim. Pavarësisht kësaj kryeministrja në largim, Theresa May, ka vendosur që ta pezullojë atë nga detyra derisa të përfundojnë të gjitha hetimet ndaj tij.