Rama: Brenda majit gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në sheshin Skënderbej për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, ku ka shprehur bindjen që brenda muajit maj në vend do të kemi gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar kundër COVID.

Ai u shpreh se do ecet shumë shpejt me këtë proces për shkak se janë siguruar një sasi e madhe e vaksinash duke theksuar se ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar.

“Na mësoi eksperienca që ka gjëra të paparashikuara. Por besoj që brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Vazhdojmë punën.

 Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar e gjithë popullata. Por Ogerta s’më lë, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë”, tha Rama.

Share This Article