Ministri i Turizmit Blendi Klosi ditën e sotme ka bërë të ditur se nga sot kanë nisur fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klosi shkruan se vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende.
Për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Dubai, direkt nga Shqipëria, mund të zgjedhin linjën Flydubai dhe të shkoni në destinacionet e preferuara në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Linja Flydubai nis fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe -Shqipëri nga data 28 mars 2021. Vendosja e kēsaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende”, shkruan Klosi.