Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit u botua në Fletoren Zyrtare.
“Mirëmëngjes me këtë lajm të mirë, për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Itali, të cilët këto ditë më kanë shkruar për fazën e marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Marrëveshja u botua në Fletoren Zyrtare, tani pritet ratifikimi nga autoritetet italiane, për të nisur shumë shpejt zbatimin”, shprehet ajo.
Marrëveshja është në fuqi për 5 vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim./ATSH/