ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 11 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 12 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 13 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 13 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor po përdoret si makinacion nga Rama (Video)

albnews by albnews
24 June, 2019
in Albania
0
Basha: Kriminelët, drogën, krimin në politikë nuk i solla unë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta për datën e zgjedhjeve, është një histori makinikacioni pas të cilës qëndron kryeministri Rama.

Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, Basha tha se asnjë institucion veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit.

RelatedPosts

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Deklarata e Bashës:

Kolegji Zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm por që po përdoret nga Rama si makinikacion për të krijuar një ligjshmëri falso të votimeve falso të 30 qershorit që KQZ po i përgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe shkeljes së çdo ligji. Kolegji Zgjedhor ka në kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor dhe vetëm në bazë të kodit zgjedhor. Asnjë institucion veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt i kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama.

Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë false, nga një parti false, në bazë të së cilës Kolegji Zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit. Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo, përpara syve dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon mbi drejtësinë, dhe mbi çdo institucion të vendit por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj ligjit, institucioneve dhe demokracisë. 

Mbi të gjitha, vendimi i sotëm tregon natyrën false dhe fasadë të të gjithë sistemit instituticional shtetëror, i cili ka humbur tashmë çdo funksion kushtetues dhe politik dhe është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të çdo norme demokratike nga Edi Rama. Pas parlamentit fasadë, prokurorisë fasadë, të gjykatave fasadë, të KQZ-së fasadë, sot kemi edhe një Kolegj Zgjedhor fasadë, të cilat legjitimojnë në sipërfaqe sundimin autokratik të Edi Ramës.

Sjellja e Kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë, gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës. Regjimi autokratiko-kriminal i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin tonë nga institucionet e kapura prej tij ne ia hoqëm këtë fasadë dhe tani të gjithë po shohim fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, Edi Rama po shkon në votime njëpartiake për të instaluar në pushtet, njerëzit e kapur në krime, ai po rreket të krijojë fasadën e pushtetit kriminale. Kjo duket nga pamjet e Edi Ramës që duket sikur po viziton një territor armik. Asgjë nuk është normale, sepse gjithë struktura kriminale është e paprekur.

Kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën.Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktra kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur.Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lire për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë.Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result