Media italiane pasqyron protestën e opozitës – tensione, molotov dhe gaz lotjsellës

albnews
By
1 Min Read

Media italiane Sky TG24 i ka bërë jehonë protestës kombëtare të zhvilluar një ditë më parë nga opozita. Qytetarët protestuan kundrë qevrisë Rama, para Kryeministrisë.

Duke iu referuar zhvillimeve, media italiane raporton se si policia përdori gaz lotjesllës ndaj protestuesve me qëllim largimin e tyre. Protestuesit hodhën Molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në shenjë revolte.

Partia Demokratike, organizatore e protestës, po bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, duke e akuzuar atë për korrupsion, shkruan më tej media italiane.

Tensionet janë përshkallëzuar që nga dhjetori, pasi SPAKmori të pandehur ish-zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku, shton Sky.

Share This Article