Investimet italiane në Shqipëri kryesojnë në sektorin financiar atë të bankave dhe të shërbimeve.
Italia është një vend partner i rëndësishëm ekonomik me Shqipërinë.
Sipas treguesve të publkuar nga Banka e Shqipërisë, Italia renditet si investitori i tretë më i madh për vitin 2020, me një fluks total prej 117 milionë eurosh.
Për shkak të situatës së vështirë që krijoi pandemia, investimet italiane shënuan një rënie me rreth 2 milionë euro këtë vit, krahasuar me një vit më parë.
Por gjithsesi investimet italiane mbeten të përqendruara në sektor të konsoliduar të ekonomisë së vendit.
Italia renditet pas Holandës dhe Zvicës që kryesojnë në totaline investimeve të huaja, përkatësisht me 206 milionë euro dhe 190 milionë euro.