“Nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”, Malltezi i kujton Ballës deklaratën në gjykatë: Ke thënë 7 gënjeshtra!  

albnews
By
10 Min Read

Zbardhet dëshmia e plotë dhe përgjigjet që po jep kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në GJJKKO në cilësinë e kallëzuesit.

Gjatë pyetje-përgjigjeve Malltezi deklaroi se dëshmitari ka thënë “7 gënjeshtra deri tani”, duke iu referuar pohimeve të Ballës në seancë.

Balla kërkoi nga kryetarja e gjykatës që “të mos fyhet”, duke u shprehur se “nuk ka ardhur në seancë për të fyer”. Malltezi risolli në vëmendje një deklaratë që sipas tij ka bërë Balla në Kuvend, ku është shprehur “nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, janë në akuzë në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Pyetje-përgjigje:

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet.

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?

Balla: Jo, nuk më kujtohet.

Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?

Taulant Balla: Nga 2005.

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?

Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?

Balla: E kam bërë si qytetar.

Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?

Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.

Malltezi: A ka qenë nismë e Grupit Parlamentar apo e juaja?

Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.

Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.

Malltezi: Si i keni siguruar si prova?

Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.

Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.

Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.

Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?

Balla: Ka qenë deputet.

Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?

Balla: Jo.

Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?

Balla: Nuk e di.

Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?

Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.

Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?

Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.

Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?

Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.

Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?

Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.

Malltezi: Zoti ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.

Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.

Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?

Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.

Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?

Pyetje: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin dhe më pas ministrat e tjerë janë shprehur për privatizimin?

Balla: Po, jam në dijeni. Në vlerësimin tim, vlerësimi i dhjetë milionë lekë i godinave ka qenë akt korruptiv.

Malltezi: Siç më ndërprisni mua kur bëj pyetje, mund të ndërprisnin edhe dëshmitarin.

Gjykata: Nuk mund t’i drejtoheni gjykatës në këtë mënyrë, i pa dehur.

Malltezi: Nga 2005 në 2009, a janë 6 muaj?

Balla: Kjo procedurë është kryer në kohë rekord dhe jo si për çdo shqiptar që pret.

Malltezi: Cilit ligj i referoheni kur thoni që ka kaluar në mënyrë të kundra ligjshme?

Balla: Nuk kuptova pyetjen.

Malltezi: Cili ligj është shkelur?

Balla: Kjo pronë duhet të ishte shtetërore, është shkelur interesi publik dhe kur shkelet interesi publik, mendoj që është shkelur ligji.

Balla: Nga investigimi në media, unë mësova se ju ishit pronar në pjesën 1/64 pjesë takuese.

Malltezi: Keni pasur dokumentet e kthimit të pronës, ju thoni që keni bërë pjesëtimin e metrit.

Balla: Keni fjetur me 1/64 dhe jeni zgjuar me 60% të pronës. Ju në të vërtetë keni më shumë se sa deklaruar dhe krijimi i shoqërisë ‘Homplan’ është bërë për të fshehur pasurinë. 2/3 e 100 janë diku tek 66%.

Malltezi: Thoni që Malltezi nuk ka bërë deklarim në ILDKPI. Jeni në dijeni se si bëhet deklarimi?

Balla: Ju jeni i lidhur me vjehrrin tuaj dhe duhet të bënit deklarim. Kështu e lexoj unë ligjin.

Malltezi: Duke qenë se zotëria ka qenë për një kohë të gjatë deputet…

Prokuroria: Po bëhen komente nga i pandehuri.

Gjykata: Pa komente për secilin.

Malltezi: Çfarë provash keni paraqitur në prokurori për të vërtetuar se unë kam 60% të pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, nuk mbaj mend prova, por unë kam ngritur dyshime dhe në kallëzim kam kërkuar që të kryhej hetim. Në kohën kur keni përfituar këtë pronë, vjehrri juaj ka qenë kryeministër dhe ju duhet të deklaroni këto prona.

Genc Gjokutaj: Kur pyetja bëhet për fakte konkrete, dëshmitari duhet të përgjigjet konkretisht. Po shikoj që ju ndërhyni tek pyetjet tona, por jo tek përgjigjet e dëshmitarit.

Gjykata: Pra gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Kjo kjo nuk është e vërtet zonja gjyqtare sepse ka prova të tjera.

Gjykata: Pra, gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Jo, kjo nuk është e vërtetë, zonja gjyqtare, sepse ka prova të tjera.

Gjykata: A jeni në dijeni se cilat janë procedurat për kthimin e pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, familja jonë s’ka patur prona, jemi familje e varfër.

Malltezi: Thoni qëllim kriminal. Ku është qëllimi kriminal kur pronarët kërkojnë pronën e tyre?

Balla: Në vlerësimin tim, është grup kriminal.

Gjykata: Oriento pyetjet, se do marrësh kështu pyetje nga dëshmitari.

Malltezi: Keni thënë në Kuvend, “nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Balla: Nëse e doni si përgjigje, ua jap.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Për shkak se ka prej orës 12:30 që po dëshmon, gjykata e ndërpret seancën për një pushim të shkurtër.

Share This Article