Rama: Do t’i vaksinojmë mësuesit e Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti. Ai e ka thënë këtë gjatë takimit në Rrogozhinë.

Rama u shpreh se krenar që po ndihmojmë Kosovën dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.

“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit. po, i thash, patjetër. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.

Share This Article