Një ngjarje e rëndë raportohet në Greqi, ku tre elektriçistë kanë humbur jetën, pasi po tentonin të rregullonin një shtyllë elektrike. Njëri nga viktimat është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gymnos Evia në komunën e Eretria.
Sipas mediave greke tre eletriçistët humbën jetën pasi ranë në konktakt me rrymën elektrike. Ndërkohë, një tjetër koleg i tyre ka marrë dëmtime dhe po merr shërbimin mjekësor.
Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga punonjësit u gjet i vdekur në shtyllë. Dy të vdekurit janë grekë dhe kolegu i tyre i tretë me origjinë shqiptare jetonte në një fshat aty pranë ku ndodhi në tragjedia.