Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë sot në “Opinion” se vaksinimi nuk po bëhet ashtu siç duhet, është pa transparencë dhe po përdoret për fushatë elektorale.
Kreu demokrat ndau lajmin e mirë, duke thënë se ai ka në ekipin e tij, përveç mjekëve shqiptarë, edhe katër ekspertë perëndimorë që do ta sjellin në vijë këtë proces kompleks.
“Dua të ndaj një lajm me ju. Në momentin që flasim, përveç shkencëtarëve, epidemiologëve shqiptarë, kam një ekip në dispozicion nga institucionet që akuzon Edi Rama për ndërhyrje në fushatëm, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do na ndihmojnë që procesin e vaksinimit do ta vendosin në shinat e duhura”, thekson Basha.