Britania e Madhe ka zgjeruar “listën e kuqe” të vendeve që nuk lejon të hyjnë në territorin anglez.
Bangladeshi, Kenia, Pakistani dhe Filipinet janë tashmë pjesë e listës. Vetëm shtetasit britanikë nga këto vende do të lejohen të hyjnë në Britani.
Ata gjithsesi duhet të paraqesin një kërkesë dhe të karantinohen për 10 ditë në hotele.
Në listën e kuqe të Britanisë për shtetet që kanë numër të lartë të infektuarish me Covid, janë rreth 40 shtete tashmë. Kryesisht bëhet fjalë për vende nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika e Jugut.
Ka pasur thirrje për përfshirjen e disa vendeve evropiane ku rastet me Covid kanë qenë të larta. Gjithsesi, Qeveria Britanike ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në raport me këto vende