ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 13 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 15 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 15 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 15 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 17 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kamberi: Kosova po përdoret si kartë për të fituar vota në Serbi

albnews by albnews
3 April, 2021
in Bota, Kosova
0
Shaip Kamberi mori flamurin kuqezi në Kuvend të Serbisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se meqë zgjedhjet parlamentare e presidenciale në këtë vend janë afër, gjuha e krerëve serbë do të ashpërsohet edhe më tej.

Ai u bën thirrje BE-së dhe misioneve ndërkombëtare që të jenë kritikë ndaj këtij shteti, ndryshe do të ketë kaos të tërësishëm.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Kamberi pret shumë nga qeveria e re e Kosovës, madje thotë se Lugina ka nevojë për projekt shtetëror e jo partiak, siç ka ndodhur deri më tani. Tash e gjashtë muaj ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po mbahen në Hagë, Kamberi thotë se ani pse padrejtësisht, kjo është në favor të Kosovës.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi thotë për KosovaPress se në Kosovë duhet të ofrohet një stabilitet afatgjatë politik, meqë zgjedhjet e shpeshta e kanë dëmtuar vendin.

Ai pret nga Qeveria Kurti 2, projekt shtetëror për Luginën e jo partiak.

“Ne presim një qasje krejtësisht të re, të ndihmave konkrete dhe të drejtpërdrejta. Ka filluar diçka qeveria e kaluar me vendimin për hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës, një vendim i dy qeverive Tiranë-Prishtinë që ishte më herët i aprovuar për krijimin e Fondit për Luginën e Preshevës. Ishin dy dokumente të rëndësishme, por megjithatë kanë mbetur vetëm dokumente. Akoma nuk kemi një plan nacional se si do të zhvillohen, as buxhet për ato dokumente. Pra, pres që kjo qeveri të ketë diçka më konkrete për Luginën e Preshevës. Një projekt shtetëror sepse ne tash kemi pasur projekte partiake nga Kosova për Luginën e Preshevës. Një projekt shtetëror se si duhet të ndihmohet Lugina e Preshevës”, thotë ai.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deklaron se në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, Qeveria e Kosovës çështjen e Luginës së Preshevës duhet ta shtrojë pashmangshëm në tryezë.

“Me të gjitha parametrat, marrëveshja eventuale me Serbinë do të thotë edhe normalizim i raporteve me këtë shtet. Dhe nuk mund të ketë normalizim të raporteve me një shtet, i cili cenon, diskriminon dhe faktikisht shpërngul një pakicë të shtetit tënd”, shton Kamberi.

Ai ngrit edhe çështjen e përdorimit të simboleve kombëtare. Thekson se shqiptarët në Serbi nuk mund të përdorin ato njëjtë si serbët, ani pse këto janë të garantuara.

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, shton për KosovaPress se këto tema duhet të jenë prioritet për ekzekutivin e ri, i cili ka shumicën në Parlamentin e Kosovës.

“Po ndërton një precedent të rrezikshëm, i cili në vazhdimësi do të jetë burim i tensioneve mes shteteve. Nëse serbëve u jepet maksimumi i mundshëm, një maksimum që nuk ekziston as në standardet e BE-së, ndërkohë që Serbia vazhdon t’iu mohojë të drejta shqiptarëve elementare këtu. Atëherë këto janë burime të vazhdueshme të tensioneve sepse historia tregon që në Ballkan trajtimi i komuniteteve, trajtimi i pakicave ka qenë një ndër burimet e vazhdueshme të tensioneve mes shteteve. Pra, nëse dëshirohet paqe afatgjate, kjo është një temë të cilën qeveria e Kurtit duhet ta ketë parasysh”, vijoi Kamberi.

Më tej, ai flet edhe për Gjykatën Speciale në Hagë, ku thotë se po ndodhë mohimi i krimeve ndaj shqiptarëve. Megjithatë, sipas tij këto e favorizojnë vendin drejt rrugëtimit për Bashkim Evropian.

“Kjo mendoj se është në favor të Kosovës. Sepse Kosova momentalisht ka pranuar të përballet, ndërkohë që Serbia nuk respekton vendimet e një tribunali, i cili ndërkombëtarisht ishte themeluar për të gjykuar krimet në territorin e Ish-Jugosllavisë”, shprehet ai.

Në fund, Kamberi përmend edhe fjalimet e tij në Parlamentin e Serbisë dhe ballafaqimet me krerët institucionalë atje. Sipas tij, meqë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare janë afër, gjuha e krerëve institucionalë serbë do të ashpërsohet.

“Po mundohen që me kartën e Kosovës, e cila për 30 vjet e më tepër i shërben partive politike në Serbi për të fituar kredibilitet dhe për të fituar vota. Sidomos të asaj pjese të asaj Serbie nacionaliste dhe multi-nacionaliste, e cila temën e Kosovës e sheh si të pa zëvendësuar. Prandaj edhe ashpërsimi i gjuhës nga krerët shtetërorë mund të jetë çdo herë në rritje”, thekson ai.

Zëri i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, pret që Bashkimi Evropian dhe misionet e tjera ndërkombëtare të ashpërsojnë kritikën ndaj këtij shteti. Siç thotë ai, ndryshe gjithçka do të shkojë drejt një kaosi të tërësishëm. Shaip Kamberi shton se kjo mund të ndikojë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result