KDI kërkon nga subjektet politike që të evitojnë zgjedhjet dhe t’i hapin rrugë funksionimit të institucioneve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Përsëritja e dyfishtë të raundit të parë, respektivisht dështimi i këtyre procedurave në mungesë të kuorumit të nevojshëm, sipas KDI-së është një zhvillim i paprecedentë në historinë politike të Kosovës.

“Kjo shpërfaqë mungesën e seriozitetit të subjekteve politike në formimin e institucioneve dhe përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në vend, atë të zgjedhjes së Presidentit/es. 

Kërkojmë nga subjektet politike që të përfshihen në konsultat të nevojshme, në funksion të arritjes së konsensusit për përmbylljen e kësaj procedure. Në një situatë të tillë pandemike, me probleme të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, zgjedhjet nuk duhet të shihen si opsion nga asnjë prej subjekteve politike”, thuhet në komunikatën e tyre.

Share This Article