110 milionë euro për biznesmenin Francesco Becchetti dhe plus 4 milionë avokatët e Ramës, pa kaluar në Parlament, por nëpërmjet VKM-së, është dëmi që kryeministri i ka shkaktuar Shqipërisë.
Dihet se në çdo vend të Botës, në qoftë se gabon, paguan. Por populli shqiptare s’ka gabuar, por kryeministri tij me disa kukulla tij PO. Kështu që gabimin duhet ta paguajnë ata që kanë gabuar.
Në procesin gjyqësor në Gjykatën Evropianë të Strasburgut, Qeveria shqiptare është gjetur e FAJSHME për mbylljen e biznesit të “Agon CH” media e lirë, e disa biznese tjera.
Në këtë humbje në Gjykatën Civile (Civil Cpurt – ICSID), Qeveria shqiptare ka bërë kërkesë false që nga dita që ka kërkuar arrestimin e biznesmenit, e deri në mënyrën e trajtimi të biznesit tij, (ky është mashtrim). Qeveria dhe kryeministri duhet përgjigjen ligjërisht për këtë akt falso, por edhe për humbjen e buxhetit të shtetit, para të taksapaguesve shqiptarë, shumë jashtëzakonisht e madhe për shtetin shqiptar që tani ka një ekonomi thuajse të rrëzuar për tokë nga goditja që ka marr nga Pandemia dhe nga keqmenaxhimi shumë vjeçar i Qeverisë së këtij kryeministri!
Ligji thotë: Që kryeministri është drejtor i kësaj “Aziende” që quhet Qeveri edhe duhet të mbajë përgjegjësi jo vetëm administrative për këtë falso gënjeshtër, por edhe ligjore, për dëmshpërblimin e shumës në fjalë.
Kështu kryeministri edhe Qeveria që ka firmosur është e vetmja fajtore reale në këtë krizë dhe duhet t’i merren asetet pronësore çdo personi në qeveri që është i involvuar në këtë çështje. Në qoftë se arrijnë këta të paguajnë këtë shumë.
Po ashtu të jepet dorëheqjeje, edhe kjo gjë duhet mbarojë me këtë SKANDAL. Në qoftë se nuk paguhet, përveç skandalit e mënyrës administrative, duhet kalohet e të procedohet në Gjykatën Kirminale, sepse Gjykata Civile në qoftë se nuk dëmshpërblehet kalon ne mashtrim dhe me këtë kalon direkt në akt kriminal.
Kështu, përveç konfiskimeve të pasurisë së kryeministrit e pjesëtarëve tjerë të Qeverisë, përgjegjësit e këtij skandali të shekullit, duhen të shkojnë edhe në burg për humbjen e kësaj shume kundrejt popullit të tyre.
Kjo s’mund të kalojë duke u munduar t’ua mbyllur gojën e partive dhe të tjerëve që nuk janë fajtorë dhe kulmi i së keqes është se në këtë rast populli do të paguajë për pisllëqet dhe kapricot e kryeministrit, me mënyrën dhe veprimet kriminale që mund të kenë qenë të fshehura në këto akt të paturpshëm.
Shqipëria është shumë e varfër të paguajë këtë shumë kaq të madhe për teket e një kryeministri.
Me këtë buxhet do t’u rindërtoheshin shtëpitë e rrënuara dhe të dëmtuara nga tërmeti më shumë se 5000 familjeve shqiptare.
Të paguajnë ata që e kanë shkaktuar dëmin dhe JO SHQIPTARËT!
Vendimi i Gjykatës në vitin 2021 është i formës së prerë./Investigim nga Albuk Tv/
Abuk Tv u sjell ekskluzivsht vendimin e Gjykatës. Kliko në link për ta hapur:
IC-0249-04 – Hydro v. Albania – Award – C -TD
http://icsiddev.prod.acquia-sites.com/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/15/28

