Kryeministri, Edi Rama, nuk ka shmangur dot komentet për kundërshtarët politikë as në takimin me banorë të njësisë5, në Tiranë.
Ndërsa shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Pandeli Majko, Rama hodhi akuza ndaj Presidentit se nuk po lë gjë pa bërë për ta pushuar nga puna.
Deklarata e tij erdhi fill pasi socialistët në Komisionin e Ligjeve miratuan raportin për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.
“LSI la pa punë edhe këta të PD, po lënë pa punë dhe Presidentin. I punësuari i fundit që kanë po lënë pa punë dhe atë. Nuk po lë gjë pa bërë që ta pushojnë nga puna. E bënë estradë politikën. Mirë u çmendën por pse të tërë përnjëherë! Pas kësaj nuk do të ketë më parti politike që i bie fyellit në këtë vrimë”, tha Basha./Ora NEws/