Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja nr 6 në Vaun e Dejes, qarku Shkodër u përfshi nga flakët.
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe zjarrëfikëset që bënë të mundur shurajen e flakëve.
Por simpatizantë dhe militantë të opozitës gjatë përpjekjeve për të sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta, plagosën 3 punojës policie të Komisariatit të Vaut i Dejës, që ishin në shërbim.
Ky është edhe momenti kur njëri nga policët e plagosur shoqërohet për në spital.
Policia njoftoi se ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.