Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për shtyp se, nëse PS dhe PD duan të shpallin bashkëpunimin ta bëjnë që tani përpara se qytetarët të votojnë
I pyetur për ftesën e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD Lulzim Basha për bashkëpunim, Meta u shpreh se, “ftesa e Ramës është shumë e sinqertë si gjithmonë siç ishte ftesa e 17 majit, siç kanë qenë gjithmonë të gjitha ftesat”.
“Përgjigja ime në parim është kjo. Ka moral, ka legjitimetet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëjë PS me PD, ta shpallin që tani në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI me PS ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të treja ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të 12-a ta shpallin që tani. Të jenë të sigurtë do t’i mundi Boikeni edhe i vetëm”, tha Meta.
I pyetur se nëse kryeministri Rama po përpiqet të përçajë opozitën në Vlorë, Meta tha se, “se ç’po bën numri 8 në Vlorë unë këtë gjë nuk e di. E di që kishte një skeanrë për të marrë 9 pa ndeshje fare. Ky skenar është përvëluar dhe është djegur. Edhe për këtë kam njoftuar edhe përfaqësuesit e opozitës”.
I pyetur për akuzat ndaj drejtuesit politik të PS në Vlorë Damian Gjiknuri se po shantazhon dhe kërcënon qytetarët, Meta tha se, “doni ju provë më të madhe sesa biseda telefonike para pak ditësh që u bë publike ku Damiani u inkurajua për t ëbërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Po aty nuk ka burra Damiani, aty ka burra pushke, kur bëhet fjala për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Edhe çuna problematik nuk ka më në Vlorë se gjthë vajzat dhe gratë problematike të Vlorës e kuptoni se çfarë mund t’u bëjnë ëktyre vagabondëve sepse ata janë mësuar me çimka që i kanë rreth apo që i aknë ndonjë edhe në opozitë dhe që janë dënuar dhe jashtë për trafikime vajzash. Por Presidenti i republikës as nuk i shet dhe as nuk i trafikon kurrë, përkundrazi, do ta mbrojë nderin dhe dinjitetin e vajzave dhe grave të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai dhe t’ia thotë edhe Gurusë. Nesër e njoftoj Damianin për efekt të transparencës, ju e dini që jam shumë transparent që jam në Vlorë prapë”.
Meta theksoi se, “edhe ditën e numërimit do jem në Vlorë. Ta dinë të gjithë numëruesit çfarë janë ata komisionerë të opozitës, të tërë, të tërë, të tërë. Nëqoftëse ua kanë marrë lekët bandës së Astirit t’i mbajnë lekët, po të kenë mendjen në mësim se janë në monitorim të gjithë”.
I pyetur në lidhje me LSI-në e Vlorës, Meta tha se, “zero interes për LSI-në e Vlorës dhe të Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës se Vlora ndizet dhe ju e dini pastaj se çfarë ndodh. Kështu që unë i ftoj qytetarët e Vlorës që të jenë të qetë të mos intimidohen nga askush të denoncojnë në portalin e Presidencës, siç kanë ardhur shumë denoncime dhe pjesë të këtij skenari kanë ardhur këtu, siç ka dhe skenarë të tjerë të Durrësit, të Elbasanit, me emra me mbiemra ,e mtë dhëna. Siç ka dhe një skenarë për ndërhyrje në njësinë 10 tek votimi elektronik që do eksperimetohet dhe do të jetë numërimi i parë në Tiranë. Pra ka shumë siç janë edhe shumë fakte të tjera që ju e dini. Siç rrëmbimi i të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë për t’i vendosur në survejimin e fuksave të mavisë, se ata socialiSta kurrë s’munD të jenë dhe njerëz të ndershëm dhe me integritet. Kështu që ju kam dhënë fjalën që në 25 prill do triumfojë referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës në themel të së cilës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe triumfi do të nisë nga Vlora.
I pyetur nëse deklaratat e kryeministrit Rama për bashkëqeverisje PS-PD kanë mbështetje nga jashtë, Meta tha se, “të gjitha partitë bashkë të bëjnë koalicion ta shpallin sot, Boikeni do t’i mundi i vetëm, kandidati i Vetvendosjes. Të jeni të sigurtë”.
“Ka ikur koha se u bënë 8 vjet që tallen me popullin e Shqipërisë. 25 prilli është prova e zjarrit për të gjithë. Do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur me qytetarët e Shqipërisë deri tani. Demokracia nuk është lojë, por është në radhë të parë sundimi i ligjit. Ligji i barabartë për të gjithë fillon tek vota e barabartë për të gjithë. Që nga vota e Presidentit me qytetarin më të thjeshtë të Shqipërisë. Vetëm kjo e çel dhe e zhbllokon rrugën europiane të Shqipërisë që mbahet peng prej zgjedhjeve të Dibrës, të tërmetit të këtij djalit dhe të Durrësit e kështu me radhë”, shtoi Meta.
Meta gjithashtu denoncoi edhe një rast të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve.
Meta u shpreh se, “në kuadër të mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve të 25 prillit nga çdo lloj manovre mafioze apo krimi zgjedhor, sot u jam drejtuar zyrtarisht organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse të shtetit shqiptar për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë fatkeqësisht përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë”.
“Si President i Republikës jam vënë në dijeni të disa fakteve që lidhen me veprime të paligjshme e që përbëjnë vepra penale dhe që mund të kenë lidhje, të ndikojnë apo të vënë në rrezik integritetin apo vetë rezultatin e zgjedhjeve në procesin zgjedhor që zhvillohet në datën 25 prill”, tha Meta.
“Nga të dhënat e siguruara dhe të atyre të bëra publike rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara kryesisht nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuara ndërkombëtarisht janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi nga autoritetet vendore atje jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë të cilët nuk kanë probleme me ligjin. Pra duke vjedhur të dhënat e tyre”, theksoi Meta.
“Pra shtetas të huaj, apo dhe shqiptarë, janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuara nga Gjendja Civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase, pa dijeninë e këtyre të fundit. Këta persona pas pajisjes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbajtjes së dy shtetësisë së personit që i është vjedhur identiteti, janë pajisur edhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t’iu fshehur autoriteteve të ndjekjes policore apo të zbatimit të ligjit ndërkombëtar”, theksoi Meta./ATSH/