• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse po e humbasim luftën kundër pastrimit të parave

Pse po e humbasim luftën kundër pastrimit të parave

by albnews
15 April, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

The Economist

Një bankë tjetër në Britani po përgatitet të përballet me akuzat e dështimeve të saj të njëpasnjëshme për të frenuar fluksin e parave të pista. Javët e ardhshme, NatWest, një nga huadhënësit më të mëdhenj në Britaninë e Madhe, do të të paraqitet në një gjykatë në Londër, për t’iu përgjigjur akuzave se pse nuk arriti të shqyrtojë siç duhet një klient të tregtisë së arit që depozitoi në këtë bankë 365 milion paund (502 milion dollarë) në bankë, 264 milion nga të cilët në para të gatshme.

NatWest, që cila ka thënë se po bashkëpunon me hetimin, është e fundit në një radhë të gjatë bankash që akuzohen se nuk po arrijnë të kenë sukses në luftën kundër parave të pista. Vitin e kaluar, bankat në mbarë botën u gjobitën me 10.4 miliardë dollarë në total për shkelje të ligjeve kundër pastrimit të parave, pra me një rritje prej më shumë se 80 për qind në krahasim me vitin 2019.

Në janar të këtij viti banka amerikane “Capital One”, u gjobit me 390 milion dollarë për mos-raportimin e mijëra transaksioneve të dyshimta. “Danske Bank” po përballet ende me pasojat e një skandali që shpërtheu në vitin 2018.

Mbi 200 miliardë dollarë para potencialisht të pista, u pastruan përmes degës së vogël estoneze të bankës së madhe daneze, ndërsa drejtuesit e saj injoruan disa paralajmërime. Këto raste tregojnë se bankat mbeten ‘Thembra e Akilit” në luftën globale kundër pastrimit të parave, pavarësisht rregulloreve të rishikuara që synojnë t’i shndërrojnë ato në ushtarë të vijës së parë në atë konflikt.

Gjithsesi, një analizë me e afërt sugjeron që sistemi global kundër pastrimit të parave (AML) ka të meta serioze strukturore, kryesisht për shkak se qeveritë i kanë dhënë sektorit privat pjesën më të madhe të kompetencave që duhet t’i kishin zbatuar vetë.

Një studim i botuar vitin e kaluar nga Ronald Pol, një ekspert i krimit financiar, arriti në përfundimin se sistemi global AML mund të jetë “eksperimenti më pak efektiv i politikës në botë”, dhe se kostot për bankat dhe bizneset e tjera mund të jenë më shumë se 100 herë më të larta se sasia e parave të pista të sekuestruara.

Në fakt, deri në vitet 1980 pastrimi i parave nuk ishte ende një krim në të gjithë botën. Që nga ajo kohë, vendet nga Afganistani në Zambia janë detyruar, sidomos nga SHBA-ja të miratojnë ligje kundër këtij aktiviteti.

Kjo përpjekje u intensifikua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe miratimit të Aktit Patriot të Amerikës, që synonte të gjurmonte origjinën e parave të atyre që financonin terroristët dhe kriminelët e tjerë.

Sot nuk është e pazakontë që banka të njohura si “HSBC” ose “JPMorgan Chase” të kenë të punësuar 3.000-5.000 specialistë të përqendruar në luftimin e krimit financiar, dhe më shumë se 20.000 të tjerë mbi analizën e rrezikut dhe pajtueshmërisë së transaksioneve në përputhje me rregullat e vendosura.

Sistemi AML ka arritur që të reduktojë ndjeshëm praktikat më të dëmshme, siç janë bankat-guackë (ato pa klientë të vërtetë) në ishujt e vegjël që përdoren për të pastruar valixhet e mbushura me paratë e drogës.

Por kriminelët nuk janë detyruar të bëhen shumë kreativë. Sot nuk është shumë më e vështirë sesa 20 vjet më parë të pastrosh para të pista duke krijuar një kompani guackë, duke i maskuar flukset e parave që rrjedhin nëpër të si të ardhura të ligjshme, dhe duke bindur një bankë me reputacion për t’i pranuar ato.

Për pasojë, të dhënat tregojnë se kjo është një luftë që po humbet. “Vlerësimi Global i Kërcënimeve”, një raport nga John Cusack, ish-drejtues i “Wolfsberg Group”, një shoqatë bankash që ndihmon në zhvillimin e standardeve të pajtueshmërisë, vlerëson se vetëm në vitin 2018 ishte kryer një krim financiar me vlerë 5.8 trilionë dollarë, ose i barazvlefshëm me 6.7 për qind të PBB-së globale.

Statistikat mbi numrin e rasteve të përgjuara nga autoritetet janë të pakta. Një vlerësim i para 10 viteve nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, flist për vetëm 0.2 për qind të transfertave në total. Në vitin  2016, Europol vlerësoi se niveli i konfiskimit të parave të pista në Evropë ishte disi më i lartë, por gjithsesi i dobët, vetëm 1.1 për qind.

Disa ekspertë mendojnë se niveli i suksesit në këtë fushë, mund të ketë rënë vitet e fundit, pjesërisht për shkak të rritjes së “pastrimit të parave të bazuara në sektorin e tregtisë”, ku para futen në ekonominë e ligjshme përmes disa hileve me dokumentet e tregtisë ndërkombëtare.

Ndërkohë, pandemia e Covid-19, ka shtuar mundësitë në këtë drejtim. Kriminelët kanë ngritur kompani guacka për të shfrytëzuar skemat e mëdha të ndihmës qeveritare që janë shumë pak të mbikëqyrura. Në Britani, autoritetet kanë marrë më shumë se 50.000 raporte të keqpërdorimit të mundshëm të skemave të saj të rimbursimit të taksave.

Task-forca e Veprimit Financiar (FATF), është organizata ndër-qeveritare që monitoroj zbatimin e sistemit global AML. Disa vende kanë arritur të kenë vlerësime të mëdha në këtë luftë. Ndërkohë një nga shkelësit më të zakonshëm të rregullores janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku zbatimi i dobët i tyre e ka ndihmuar Dubain të shndërrohet në një strehë të parave të pista.

Përpjekjet globale kundër pastrimit të parave, janë zbehur ndjeshëm gjatë 5 viteve të fundit, thotë Robert Barrington, profesor i praktikës anti-korrupsion në Universitetin Sussex në Britani. Në viti 2016, kryeministri i atëhershëm i Britanisë, David Cameron, organizoi një samit global anti-korrupsion, ku qeveritë ranë dakord ta mbështesin këtë kauzë. Por ai samit provoi të ishte një iluzion. Britania u shpërqendrua nga Brexit.

Ndërkohë në SHBA, presidenti Donald Trump shfaqi një udhëheqje të dobët mbi këtë çështje. Nga ana tjetër,Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet për të bashkërenduar përpjekjet globale anti-korrupsion.

Tre probleme më të mëdha që e pengojnë luftën kundër krimit financiar janë mungesa e transparencës; mungesa e bashkëpunimit; dhe mungesa e burimeve. Së pari është  transparenca. Hetuesit mund të përpiqen të identifikojnë pronarët e vërtetë, “përfitues”, të kompanive guackë, të cilët shpesh fshihen pas të emëruarve zyrtarë.

Ka një farë progresi në këtë drejtim. Britania hartoi një regjistër publik të pronarëve të këtyre kompanive në vitin 2016, duke nxitur vendet e tjera të ndjekin  këtë shembull. Ndërkohë në fund të vitit të kaluar, ligjvënësit amerikanë miratuan një ligj që kërkon të dhënat e pronësisë mbi kompanitë e regjistruara në nivelin shtetëror.

Sidoqoftë, shumë vende u shmangen krijimit të regjistrave të tilla, dhe ato që i kanë tashmë janë përballur me shumë probleme. Problemi i dytë, mungesa e bashkëpunimit, pengon punën e qeverive me njëri-tjetrin dhe me bankat në vijën e parë. Skemat e mëdha të pastrimit të parave janë të sofistikuara dhe transnacionale, ndërsa përpjekjet kundër pastrimit të parave mbeten të fragmentuara”.

Vështirësia e tretë, mungesa e burimeve, buron nga fakti se krimi i “jakave të bardh” është më pak i dukshëm sesa krimi i dhunshëm. Në Britani, mashtrimi përbën më shumë se 1/3 e krimeve të raportuara, e megjithatë policia angazhon më pak se 1 për qind të burimeve të saj në këtë drejtim. /Përktheu: Alket Goce

Previous Post

The Economist/ Si Britania u bë Turqia e re në Evropë!

Next Post

Koronavirusi ndryshon sjellje, si kanë ndryshuar simptomat dhe pse?

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Koronavirusi ndryshon sjellje, si kanë ndryshuar simptomat dhe pse?

Koronavirusi ndryshon sjellje, si kanë ndryshuar simptomat dhe pse?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM