Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 14 persona nga koronavirusi, derisa janë regjistruar 520 të infektuar.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 646 pacientë me COVID-19, duke çuar numrin e të shëruarve në 85.842. Numri i të infektuarve deri më tani është 100.655, ndërsa i të vdekurve 2.053. IKSHPK-ja njofton se janë kryer 3.230 testime.