SHBA, 38.5 % e popullsisë është vaksinuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë bërë në SHBA, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78 për qind e 258 milionë dozave të shpërndara.

Në përgjithësi, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane,  gati 128 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane, gati 81 milionë njerëz,  janë vaksinuar plotësisht.

SHBA’ja është vendi më i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19. Deri më tani, vendi ka regjistruar 31.5 milionë raste dhe 565 mijë viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve në botë si pasojë e coronavirusit u rrit në 139 milionë, derisa numri i viktimave është 2.9 milionë.

Share This Article