Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëroi kallëzim penal ndaj bashkisë së Fierit për prekje të materialeve propagandistike të kësaj force politike.
Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj, duke folur pas apelit të presidentit meta për qetësi, tha se nuk kërkojnë asgjë veçse Bashkia e Fierit të rivendosë ku ishin banderolat dhe flamujt e LSI.
Mehmetaj: Ne jemi shumë të qetë, këtu kemi kandidatët dhe simpatizantët. Nuk kemi asnjë shenjë që tregon se nuk jemi të qetë. Kërkojmë të na vendosen sërish aty ku ishin materialet propagandistike dhe ne të shohim punët tona se nuk kemi kohë të merremi me një të çmendur. Për largimin e banerave do të mbajnë përgjegjësi penale por bëjmë gati kallëzimin penal për ta dorëzuar në prokurori.
Mehmetaj tha se LSI sipas përcaktimit të kodit zgjedhor e ka marrë me qira këtë godinë.
Ajo deklaroi edhe njëherë se shkak për të shkelje të bashkisë është takimi i Ramës në Fier, të cilin sipas saj e frikëson dhe një banderolë e LSI.
Mehmetaj: Sipas përcaktimit të kodit zgjedhor përmes një kontratë qiraje ne si subjekt kemi marrë me qira ambjentet e kësaj godine, ish-banka e Fierit dhe sipas parashikimit kemi vendosur materialet tona propagandistike. Me datë 15 prill ka ardhur një shkresë nga bashkia e Fierit dhe pas konsultimit me KQZ dhe avokatët tanë i kemi kthyer përgjigje bashkisë me 16 prill që materialet janë vendosur sipas ligjit dhe nuk ka askush të drejtë ti prekë ato. Pas kësaj nuk kemi pasur probleme dhe sot meqë Rama ka takim dhe një baner i LSI e tmerron, e hoqën. I kërkuam bashkisë se pse ka ndodhur kjo. Një punonjës i bashkisë tha se e kemi hequr se nuk do ti shohë kryeministri. A ka provokim më të madh se ky? Bashkia të vendosë banerat aty ku ishin.Ora News/