Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka u takua me banorët e zonës Kodër Arapaj, duke u garantuar atyre përkushtimin e plotë si deputet për zgjidhjen e problemeve.
“Unë kam qenë deputet në disa zona dhe premtime nuk kam bërë shumë, por punë kam bërë shumë. Kështu që ajo që ju garantoj është pikërisht kjo, bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem”, tha ai.
Gjithashtu Paloka u ndal dhe tek legalizimet.
“Kryeministri urdhëron drejtorin e tij që të mashtrojë shqiptarët duke iu thënë se do t’u legalizojë shtëpitë, ndërkohë që në plan e ka për t’i prishur. I nxori fëmijët jashtë në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe u prishi shtëpitë. Po i them këto vetëm për të kujtuar disa nga bëmat e kësaj qeverie”, tha Paloka.
Paloka ftoi qytetarët që me datë 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjidhin problemet e krijuara prej qeverisjes së Ramës.