Mërgimtarët i japin përkrahje të madhe Lulzim Bashës.
Në sondazhin e organizuar nga Albuk Tv, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 mijë respondent, opozita shqiptare ka marrë mbështetje të madhe, duke marrë gati 80 përqind të votave.
Në qoftë se do të votonin emigrantët, opozita PD-LSI do të kishte të garantuar fitoren, për ballë partisë në pushtet, PS.
Në sondazh kanë marrë pjesë 53449 qyetatrë, 79 përqind mbështetje i kanë dhanë opozitës PD-LSI, kurse pro PS janë shprehur 21 përqind.
Të dielen mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku pas një qeverisje prej 8 vitesh, pritet që opozita shqiptare e udhëhequr nga Lulzim Basha të sigurojë mbi 50 përqind të votave.