Përplasje të forta fizike, policia ndalon protestuesit dhe deputetët e PD të shkojnë tek Parlamenti

albnews
By
1 Min Read

Protesta e PD është shoqëruar me tensione të shumta menjëherë mbas fjalimit të kreut të PD, Sali Berisha. Opozita ka hedhur fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë, ndërkohë policia ka hedhur gaz lotsjellës. Nga gazi janë prekur deputetët e PD, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe gazetari Aulon Kalaja.Ndërkohë deputetët e PD kanë tentuar të shkojnë drejt Parlamentit por policia ka vendosur gardhin metalik për ti ndaluar të shkojnë me tej. Policia ka ndaluar dhe gazetarët gjithashtu.Policia ka krijuar një kordon ndërsa pas tyre ndodhet edhe autoboti i cili në protestat e mëparshme është përdorur për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë hedhur molotov.

Disa persona janë shoqëruar nga policia ndërsa numri i saktë ende nuk dihet.Konkretisht, akset në të cilat ndalohet vijon të jetë i ndaluar qarkullimi i mjeteve janë:-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Ukraina e Lirë”,-Rruga “Papa Gjon Pali II”,-Rruga “Ismail Qemali”.

Share This Article