Në Britaninë e Madhe borxhi publik ka arritur në 303,1 miliardë stërlina vitin e kaluar, niveli më i lartë që nga viti 1947.
Zyra Kombëtare britanike e Statistikave(ONS) njoftoi se borxhi total publik në vend nga prilli 2020 deri në fund të marsit 2021 u rrit nga 246,1 miliardë në 303,1 miliardë stërlina
ONS theksoi se ky është borxhi më i lartë publik me bazë vjetore që nga marsi i vitit 1947.
Më tej theksohet se në mars 2021, vendi huazoi në nivelin e 28 miliardë stërlinave, duke përjashtuar bankat publike dhe u regjistrua një rritje prej 21 miliardë stërlina në bazë mujore në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ONS, në fund të marsit 2021 borxhi i përgjithshëm publik i Britanisë së Madhe, duke përjashtuar bankat publike, u rrit në një total prej dy trilionë e 141 miliardë stërlina.
Kjo barazohet me 97,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Britanisë së Madhe.
Në Britani, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është aktualisht në nivelin më të lartë që nga fillimi i viteve 1960.
Në mars të vitit 2020, qeveria britanike vendosi të paguajë 80 për qind të pagave qytetarëve, me kusht që të mos kalojnë 2 500 stërlina për ata që nuk punojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak njoftoi se brenda fushës së aranzhimeve të fundit të buxhetit është vendosur të vazhdohet programi i mbështetjes së pagave deri në fund të shtatorit 2020.