Deri në orën 15:00 në Shqipëri kanë votuar 546 mijë e 388 zgjedhës, apo 15.5 përqind të votuesve.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, e cila ka njoftuar se deri tani procesi i votimit ka vijuar normalisht.
Hoxhaj ka treguar se në Tiranë është numri më i madh i votuesve që kanë dal për të votuar deri në këtë orë, ku sipas saj kanë votuar 117 mijë e 108 zgjedhës.
Zëdhënësja Hoxhaj ka treguar edhe pjesëmarrjen e të gjitha Bashkive. Sipas saj deri në orën 15 në Bashkinë Malësi e Madhe kanë votuar 4600, Shkodër 8720 zgjedhës, Pukë 2709, Fushë Arrëz 1959, Tropojë 2405, Has 2888, Kukës 6900, Lezhë 9441, Mirditë 4350, Kurbin 5014, Mat 6810, Klos 3020, Bulqizë 5000, Dibër 10083, Krujë 1300, Durrës 24584, Vorë 3550, Kamëz 7412, Kavajë 5100, Rrogozhinë 4100, Belsh 5208, Elbasan 27466, Gramsh 7446, Librazhd 8501, Lushnjë 21 746, Fier 30440, Patos 6906, Mallakastër 5753, Kuçovë 7200, Berat 11300, Skrapar 2976, Pogradec 11265, Korçë 13500, Kolonjë 3950, Këlcyrë 2100, Vlorë 23889, Himarë 3160, Delvinë 1869, Sarandë 6280, Finiq 3315, Konispol 2852.