BE miraton ligjin e tregtisë me Britaninë e Madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligjvënësit evropianë kanë miratuar ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes tregtare pas Brexit-it midis BE-së dhe Britanisë, gati 5 vjet pasi Britania vendosi të largohej nga blloku

Ligjvënësit evropianë kanë miratuar ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes tregtare pas Brexit-it midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, gati 5 vjet pasi Britania vendosi të largohej nga blloku.

Marrëveshja ishte ratifikuar tashmë nga Parlamenti britanik dhe hyri me kusht në fuqi deri në miratimin e Parlamentit Evropian, e cila ishte pengesa e fundit ligjore.

Ligjvënësit në PE miratuan marrëveshjen e tregtisë së lirë me 660 vota për, 5 kundër dhe 32 abstenime. Votimi u zhvillua të martën por rezultatet nuk u shpallën deri të mërkurën në mëngjes.

Marrëveshja pasqyron faktin se Britania po del nga ekosistemi i rregullave të përbashkëta dhe mekanizmat e monitorimit dhe zbatimit të BE-së dhe se nuk mund të gëzojë më përfitimet e anëtarësimit në BE ose tregun e vetëm.

Me këtë krijohen të drejta dhe detyrime për të dyja palët, duke respektuar plotësisht autonominë rregullatore dhe pavarësinë e tyre në vendimmarrje.

Në vitin 1973, Britania u bashkua me Komunitetin Ekonomik Evropian, nga i cili doli Bashkimi Evropian i sotëm.

Vendimi për Brexit-in u mor në një referendum të mbajtur në vitin 2016, kur 52 për qind e votuesve britanikë votuan për t’u larguar nga blloku. Në mesnatë, më 31 janar 2020, Britania u largua nga BE-ja duke u bërë vendi i parë që largohet nga blloku.

Share This Article