10 më të votuarit e PD-së në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë që numërimi për kandidatët e qarkut Tiranë po vazhdon, nga Partia Demokratike Lulzim Basha shfaqet më i votuari në Tiranë me 5,670 vota.

Pas tij renditet Agron Shehaj me 4,484 vota dhe i treti Belind Këlliçi me 3,986 vota.

E katërta në këtë qark renditet Grida Duma me 3,395 vota.

I pesti renditet Falmur Noka me 2,740 vota dhe i gjashti Shpëtim Idrizi me 2,693 vota.

Në vendin e shtatë renditet Jorida Tabaku me 2,490 vota dhe në të tetin me 2,328 Sali Berisha.

Në vendin e nëntë dhe të dhjetë gjejmë dy aleatët e Bashës, Fatmir Mediun dhe Dashamir Shehin me respektivisht me 2,213 dhe 2,017 vota.

PD-AN në qarkun e Tiranës ka arritur që të marrë 15 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 prillit.

Share This Article