Jahti luksoz ankorohet në brigjet e Sarandës

albnews
By
1 Min Read

Një jaht i quajtur “My Lora” i nisur nga Napoli ka mbërritur sot në Portin e Sarandës.

Jahti me destinacion Rodosin, është prodhim i vitit 2021 dhe ndalesën e tij të parë, në lundrimin e parë e bën në Shqipëri. 

Kapaciteti i tij është për 12 persona, ndërsa si ekuipazh ka 4 persona.

Arsyeja e mbërritjes së jahtit në portin e Sarandës, është furnizimi me karburant dhe ushqime.

Me mbylljen e kufijve jahtet e mbërritur në Sarandë kanë qenë të paktë dhe gjithmonë kanë patur qëllim furnizimin me karburant./Ora News/

Share This Article