Presidentja Osmani: Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka nderuar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, në 22-vjetorin e rënies së tij.

“Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës, sakrifica e tij s’do harrohet asnjëherë. Ilaz Kodra i mbrojti të pambrojturit, civilët, që po sulmoheshin nga forcat serbe”, ka thënë Osmani.

Në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili kujtoi rënien e Kodrës.

Share This Article