Aeroplani me përmasat më të mëdha në botë, Stratolaunch, të enjten e realizoi me sukses fluturimin e dytë testues, duke u ngritur në qiellin e Kalifornisë Jugore.
Gjiganti me gjashtë motorë, që ka gjerësinë e krahëve më të madhe në botë, e nisi fluturimin nga qendra ajrore dhe hapësinore “Mojave”, dy vjet pas fluturimit të parë, pasi iu ndryshua pronari.
Aeroplani më pas aterroi në mënyrë të sigurt me 28 rrotat e tij, ndërsa kompania që e menaxhon atë e cilësoi testimin të suksesshëm, shkruan Daily Mail.
Me gjerësi të krahëve prej 116 metrash, aeroplani “Stratolaunch” është më i gjerë se gjatësia e një fushe standarde të futbollit.
Ky aeroplan është zhvilluar nga bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft”, Paul Allen, i cili vdiq para më pak se një viti para realizimit të fluturimit të parë në prill të vitit 2019.
Aeroplani i jashtëzakonshëm duhet të ketë ekuipazh prej tre personash – pilotin, ndihmëspilotin dhe inxhinierin e fluturimit.
Ky aeroplan peshon rreth 227 mijë kilogramë, pa ndonjë ngarkesë brenda.