Reagimi i Majkos pasi mbeti jashtë parlamentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndër politikanët më të vjetër në Partinë Socialiste, Pandeli Majko ka mbetur jashtë parlamentit.

Edhe pse ishte ndër 10 më të votuarit në Tiranë ku PS fitoi 18 deputetë, renditja në listë dhe sistemi zgjedhorë nuk ia mundësojnë të merr mandatin e deputetit.

Majko thotë se fushatën e kishte bërë për të mbrojtur interesin e PS-së.

“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!”, ka shkruar Majko në Facebook.

Share This Article