Turqia arreston mbi 200 protestues në Ditën e Punëtorëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia turke ka arrestuar 212 persona të shtunën të cilët kishin dalë për të protestuar për 1 Maj – Ditën e Punëtorëve, duke thyer kështu rregullat e mbylljes për shkak të pandemisë.

Turqia këtë javë ka nisur mbylljen e vendit për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19 e po ashtu edhe të rasteve me fatalitet.

Siç raportohet, Njësia Speciale e Policisë është detyruar të shtyhet me udhëheqësit e protestës dhe protestues të tjerë, para se t’i arrestonte ata në Stamboll.

Sipas autoriteteve qeveritare, kushdo që ka thyer rregullat e mbylljes dhe ka injoruar thirrjet për shpërndarje, është arrestuar, raportojnë mediat e huaja, transmeton Koha.net. Sipas mediave turke, një numër i madh i protestuesve janë arrestuar edhe në qytetin e Izmirit.

Turqia do të aplikojë mbylljen për 17 ditë, duke përfshirë këtu si masa, qëndrimin në shtëpi dhe mbylljen e shkollave e disa bizneseve, për të parandaluar përhapjen e virusit edhe më tutje.

Share This Article