Haradinaj mbështet Albin Kurtin: Do bashkëpunojmë për temën e dialogut me Serbinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Haradinaj ka thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë më shumë sesa që i ka kryer detyrat e tij të besuara nga Parlamenti. Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se obligim i kryetarit të Qeverisë është t’i mbrojë interesat e shtetit.

“Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga Parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha për KP.

Ndërsa sa i përket ftesës së Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës.

“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai. Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve në Gllogjan të Deçanit, në nderim të heroit Agim Selmanaj, i cili ra heroikisht më 1 maj të vitit 1999.
“Agim ka qenë prej luftëtarëve më të hershëm, ka qenë një grup i të rinjve luftëtarë në atë kohë së bashku edhe me Dautin pra kanë qenë edhe para daljes publike të UÇK-së, ka qenë i mobilizuar pra ka qenë ushtar ndër të parët në UÇK… Ndërsa në luftë Agimi ka qenë prej më të zotëve, i ri i shkathtë i zoti i patrembur nuk ka asnjë vend luftim qe ai nuk ka marr pjesë deri në ditën e rënies 1 maj 1999 në prag të lirisë”, tha ai.

Share This Article