Ura më e gjatë në botë për këmbësorët është hapur në Portugali.
‘516 Arouca’ është edhe emri i cili ka marrë për shkak se është më shumë se gjysëm kilometër e gjatë dhe e vendosur në qytetin Arouca.
Janë dashur më shumë se dy vite për ta ndërtuar dhe ka kushtuar 2.3 milion euro.
Ajo do të hapet zyrtarisht për vizitorët nga 3 maji. Megjithëse lartësia e saj ishte frikësuese disa banorë vendas tashmë e kanë pasur një shans për ta provuar.
Pritet që ura të bëhet një atraksion i vizituar turistik nga shumë turistë nga e gjithë bota.