Shaqiri ka të majtën më të mirë te Liverpooli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri nuk po kalon ditët më të mira si futbollist. Te Liverpooli, ylli i Zvicrës nuk po mund të kapërcejë rolin e rezervistit. Por Shaqiri vazhdon të jetë prej lojtarëve më të pëlqyer nga tifozët e skuadrës së madhe angleze.

Me natyrën e tij gazmore, futbollisti 29-vjeçar gëzon simpati të madhe edhe në ekip. Bashkëlojtarët e kosovarit te Liverpooli janë sidomos të impresionuar me këmbën e majtë të Shaqirit. Në një intervistë për Sky, mesfushori Alex Oxlade-Chamberlein dhe mbrojtësi i majtë, Andy Robertson, është dashur të përgjigjen me “e vërtetë” apo “jo e vërtetë” në pyetjet që u janë bërë.

Kur intervistuesi ka thënë se Robertson ka të majtën më të mirë në Liverpool, dy futbollistët nuk janë pajtuar. Robertson së pari ka prekur shenjën “e vërtetë”, por ka ndërhyrë Oxlade-Chamberlain: “A po thua se ke të majtë më të mirë se Shaqiri?”. Skocezi më pas ka pranuar se ka harruar Shaqirin. Të dy janë pajtuar se Shaqiri është majtaku më i mirë në ekipin e Liverpoolit. Madje as Mohammed Salah nuk mund të matet me të, shkruan “20min.ch”.

Është goxha e mundur që tifozët do të shohin të majtën magjike të Shaqirit më shpesh në javët e ardhshme. Pasi dueli me Manchester Unitedin është shtyrë për shkak të protestave të tifozëve, pesë ndeshje kampionale janë në program për Liverpoolin në dy javët e ardhshme.

Si rezultat, trajneri Juergen Klopp mund t’i jap Shaqirit më shumë minuta. Shaqiri këtë edicion ka gjithsej 21 paraqitje me Liverpoolin. Ka 13 ndeshje në Premier League, pesë në Champions, dy në FA Cup dhe një në EFL Cup. Ka një gol e katër asistime.

Share This Article