Më 30 prill 2001, milioneri amerikan Dennis Tito arriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) përmes një rakete ruse Soyuz, duke u bërë njeriu i parë në botë që shkoi për turizëm në hapësirë.
Për Titon, në atë kohë 60 vjeçar, kishte realizuar një ëndërr që kishte parë kur ishte i ri, dhe kjo në saje të 20 milionë dollarëve.
Duke reflektuar në udhëtimin pas dy dekadash, Tito duke buzlqeshur përshkruan momentin e hyrjes së raketës në orbitë, transmeton Telegrafi.
“Lapsat filluan të notonin në ajër dhe unë mund të shihja errësirën e hapësirës dhe lakimin e tokës”.
“Unë isha euforik. Dua të them, ishte momenti më i madh i jetës time që realizova një objektiv jetësor dhe e dija atëherë se asgjë nuk mund ta mposhte kurrë këtë”, shtoi ai.
Në 20 vjet që kur Tito pushoi në hapësirë, vetëm një pjesë e turistëve të tjerë të pasur, kanë ndjekur gjurmët e tij, por kompani të tilla, si SpaceX, Blue Origin dhe Virgin Galactic po bëjnë çdo gjë që është e mundshme për të realizuar këtë eksperiencë.
Tito ka ndjekur me vëmendje azhurnimet në fushën e turizmit hapësinor – ai shpreson se shumë të tjerë një ditë do të jenë në gjendje të përjetojnë një udhëtim në hapësirë.
“Unë thjesht u uroj atyre më të mirën”, thotë ai. “Unë shpresoj se ata do të kenë përvojën e mrekullueshme që unë pata”, tha amerikani.
“Përvoja më e mirë e gjithë jetës sime”
Kur Tito nisi udhëtimin për të bërë histori në vitin 2001, ai ishte duke punuar në sektorin e financave, por kishte filluar karrierën në aeronautikë dhe astronautikë.
Tito ishte magjepsur nga hapësira që kur ishte fëmijë dhe mendonte se po hapte rrugën për një qëndrim hapësinor edhe atëbotë.
“Kur fluturova në vitin 2001, nuk ishte vetëm dikush [duke thënë],” Oh unë dua të bëhem i famshëm dhe të fluturoj në hapësirë”. Ky ishte një qëllim që unë vendosa në vitin 1961″, thotë ai.
Ky ishte viti që kozmonaut sovjetik, Yuri Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë, “Unë isha i hipnotizuar nga ai si një i ri”.
Më vonë, kur ai ndryshoi karrierën dhe nuk punoi në fushën e aeronautikës, Tito vazhdoi të ëndërronte fluturimin e parë hapësinor.
“Ishin tetë ditë eufori”
NASA kishte kundërshtuar prej kohësh idenë e dërgimit të civilëve në hapësirë, por në vitin 1991.
Ai i filloi përsëri këto biseda pas disa dekadave, “Në fund të viteve ’90, ata po kërkonin para për financimin e këtij programi hapësinor dhe përfundimi ishte, unë kuptova,” Huh, mbase mund të përfshihesha”.
Para 28 prillit të 2001, anija kozmike, Soyuz u ngrit nga Cosmodrome Baikonur në Kazakistan me Titon në bord. Tito kaloi javën tjetër në bordin e ISS.
“Ishin tetë ditë eufori”, thotë ai. “Unë thjesht më pëlqente të shikoja në dritare, duke filmuar tokën, poret, stacionin. Ishte thjesht e mrekullueshme”, kujton Tito duke shtuar se “Thjesht ishte – çfarëdo që kisha pritur, dhjetë herë më e mirë. Ishin përvoja më e mirë e gjithë jetës sime, ato tetë ditë”.