Një grua nga Mali i Afrikës ka lindur nëntë fëmijë, dy më shumë sesa prisnin mjekët, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti. Kështu, ai iu bashkua një grupi të vogël të grave që kanë realizuar lindje të tillë.
Halima Cisse, 25 vjeçe, pritej që të lindte shtatë foshnja, sipas kontrolleve që iu kryen në Marok dhe Mali. Lindja u krye me prerje cezariane, shkruan The Guardian.
Shtatzënia e kësaj gruaje i ka mahnitur edhe udhëheqësit e shtetit perëndimor afrikan. Kur mjekët thanë në mars se Cisse ka nevojë për kujdes të specialistëve, lideri kalimtar shtetëror, Bah Ndaw, dha urdhër që ajo të dërgohen në Marok, ku lindi pesë vajza e katër djem.
“Nëna dhe foshnjat janë mirë deri më tash”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Fanta Siby, duke shtuar se ajo vazhdimisht është informuar nga mjeku nga Mali, që e ka shoqëruar gruan në Marok.
Sipas raportimeve të medieve lokale, mjekët kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e Cisse-s dhe për gjasat që foshnjat të mbijetojnë. Lindjet me nëntënjakë janë jashtëzakonisht të rralla. Ndërlikimet mjekësore në lindjet me shumë foshnja shpesh nënkuptojnë që disa prej tyre nuk mbijetojnë.