Harta, raketa kineze mund të bijë edhe në shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Radarët për përcjelljen e vendndodhjes së objekteve në hapësirë janë duke e vëzhguar në hollësi lëvizjen e raketës kineze “Long March 5B”, e cila pritet të bjerë në Tokë të shtunën ose të dielën.

Kthimi i kësaj rakete në atmosferën e Tokës është i pakontrolluar. Me peshë 18-tonëshe, ajo është një ndër objektet më të rënda në dekadat e fundit që ka lëvizje të lirë dhe të pakontrolluar në atmosferë, shkruan BBC.

Rënia e saj në sipërfaqen e Tokës mund të ndodhë këtë fundjavë. Transmetuesi publik britanik, duke cituar një faqe që merret me të dhënat rreth orbitës së Tokës në bazë të satelitëve, ka publikuar një hartë me zonat ku mund të bjerë raketa.

Burimi: BBC

Harta është mjaft e gjerë dhe në të nuk përcaktohet ndonjë lokacion i përafërt. Ajo përfshin tërë sipërfaqen tokësore dhe ujore të planetit tonë nga gjerësitë gjeografike prej 41.5 shkallësh në veri deri në 41.5 shkallë në jug.

Më saktësisht, në zonën ku raketa mund të bie përfshihen: territori i plotë i Afrikës, pjesa jugore e Azisë, jugu i Evropës, pothuajse tërë territorin e Australisë, pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Mesme.

Burimi: BBC

Në këtë zonë përfshihet edhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë dhe një pjesë e Maqedonisë, por jo edhe Kosova./Gazeta Express

Share This Article