Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe të Londrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëqind zjarrfikës po luftojnë me një zjarr të madh që është përhapur në disa kate të një ndërtese shumëkatëshe në Londër.

Ekipet e zjarrfikësve me rreth 20 kamionë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar në vendin e ngjarjes në New Providence Wharf, pas shpërthimit të zjarrit të premten në mëngjes.

Brigada Londineze e Zjarrfikësve u njoftua pas orës 9 të mëngjesit për zjarrin dhe prej asaj kohe është duke e luftuar atë. Raportohet se zjarri është përhapur në katin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.

Deri në këtë fazë, shkaku i zjarrit në ndërtesën e lartë ende nuk është i njohur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se dëshmitarët nuk u njoftuan për zjarrin nga sistemi i alarmit për më shumë se gjysmë ore. Një banor tha se e vërejti fatkeqësinë vetëm pasi u zgjua nga gjumi dhe e nuhati tymin.

Besohet se ndërtesa që u kaplua nga zjarri është e veshur me të njëjtin material si ndërtesa “Grenfell Tower”, e cila në vitin 2017 ishte përfshirë nga zjarri masiv, duke shkaktuar 72

Share This Article