ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  9 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 9 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  9 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 9 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët

albnews by albnews
2 July, 2019
in Albania
0
Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Megjithëse kishte njoftuar për një takim në orën 11.30 me drejtuesit e lartë të policisë, kryeministri Edi Rama mbërriti në godinën e Ministrisë së Brendshme rreh 40 minuta me vonese, vetëm pasi Presidenti Ilir Meta mbylli konferencën për mediat.

Ndonëse nuk iu përgjigj deklaratave të Presidentit, kreu i qeverisë pati një paralajmërim për opozitën, teksa tha se në ndryshimet e kodit penal, sulmi ndaj policit do të ndëshkohet me burg dhe jo vetëm me gjobë siç është aktualisht. Rama tha se e njëjta forcë e ligjit do të veprojë edhe për ata që bllokojnë rrugët me protesta.

RelatedPosts

Media investigative holandeze: SPAK ka dështuar plotësisht! Policitë evropiane kanë përgjimet e Ballës me trafikantët e drogës

Media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë në Shqipëri tek tuneli i Llogarasë

Mediat italiane: Meloni e sheh takimin me Ramën më 13 nëntor si shpresë për dështimin e kampeve

Edi Rama: Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të “tokës së xanun” me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike.

Rama kërkoi nga policia e shtetit që të identifikojnë, ndalojnë dhe penalizojnë subjektet apo individët që kapen në paligjshmëri ndërtimore.

Edi Rama: Ju kërkoj sot hedhjen në veprim për të identifikuar, ndaluar dhe penalizuar çdo subjekt apo individ që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm. Jo për muret dhe tjegullat e shtëpive në fshat, por kudo në hapësira urbane ku cënohet prona publike, prona e tjetrit apo çdo zonë strategjike zhvillime duke filluar nga vija bregdetare.

Rama falënderoi efektivët gjatë mbarëvajtjes së protestave që prej muajit shkurt. Ai tha se 60 efektivë policie mbetën të plagosur ndërsa i vlerësoi ata për vendosmërinë e tyre dhe vetëpërmbajtjen shembullore siç ai e quajti. Rama veçoi rastin e Ina Nukut, efektives së “Shqiponjave” që u plagos me kapsollë, të cilës i akordoi yllin e mirënjohjes publike të kryeministrit.

Kryeministri I kërkoi drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu që të aplikohen edhe pensionet e parakohshme për efektivat e policisë që pësojnë dëmtime në detyrë./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result