• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Qeveria britanike jep dritën e gjelbër, Premierliga mund të rifillojë

Paratë dhe trajnerët bëjnë që klubet angleze të dominojnë përsëri në Evropë

by albnews
8 May, 2021
in Sports, UK
0
4
VIEWS

Për herë të dytë brenda tre vjetësh, finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë një çështje tërësisht angleze. Fuqia financiare e Premier Leagues dhe mbështetja e pronarëve ekstra të pasur ndihmuan në “pastrimin e rrugës” për në Stamboll, si për Chelsean ashtu edhe për Manchester Cityn. Të dyja ekipet fillimisht u regjistruan për Superligën e shkëputur, së bashku me pjesën tjetër të ekipeve të ashtuquajtura “Gjashtë të Mëdhatë” të Anglisë, para se të tërhiqeshin nga plani i diskutueshëm. Superliga nuk mund të kishte shkuar kurrë përpara pa klubet më të mëdha nga Premier League, por gjigantët e Anglisë kishin më së paku për të fituar.

Elita e futbollit anglez është larg liga më fitimprurëse në Evropë me marrëveshje televizive. Kjo ia lejoi Liverpoolit t’i mblidhte 200 milionë euro në edicionin 2018/19, që ishte i fundit i plotë para pandemisë. Edhe Huddersfield Towni, ekip që bën gara në rangjet e ulëta të Anglisë, i mori mbi 100 milionë euro, më shumë sesa Bayern Muncheni që mori kur e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.

Shpërblime të tilla kanë ndihmuar në stabilizlimin e Premier Leagues si liga më e fortë e futbollit evropian. Për sa i përket dominimit anglez në Evropë, ekipet angleze ishin këtu edhe më përpara.

Në vitin 2019, ndërsa Liverpooli mundi Tottenhamin për ta fituar Ligën e Kampionëve, Chelsea mposhti Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës.

Sipas analistëve të kompanisë “Deloitte’s Football Money League”, tri klubet me fitimet më të mëdha në botë edicionin e kaluar ishin Barcelona, ​​Real Madrid dhe Bayerni, me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin që qëndronin menjëherë prapa tyre. Sidoqoftë, 12 nga 30 të parët ishin klube të Premier League. Madje, edhe Sheffield Unitedi fitoi më shumë se ekipi nga Serie A, Milani.

Mbështetësit e pasur tërhiqen nga jashtë për t’i blerë klubet më të mëdha të Anglisë. Chelsea dhe City, dy shembujt më të qartë të ndikimit nga pronarët e pasur, do të takohen në finalen e Championsit.

Kjo është finalja e tretë e Chelseat qëkur oligarku rus Roman Abramovich e bleu klubin londinez në vitin 2003. Pas humbjes ndaj Manchester Unitedit në finalen e vitit 2008, e para mes dy klubeve angleze, Chelsea e fitoi trofeun në vitin 2012. Tani Chelsea është kthyer sërish në finale pasi ka shpenzuar rreth 300 milionë euro në përforcime para fillimit të këtij edicioni. Ndërkohë, për Cityn është finalja e parë në Ligën e Kampionëve. Klubi ka ndryshuar tërësisht prej se u ble në vitin 2008 nga Sheiku Mansour i Abu Dhabit.

Finalja e Stambollit do të vijë pothuajse saktësisht 22 vjet pasi City kishte nevojë për penallti për ta mposhtur Gillinghamin në finalen e plejofit të nivelit të tretë anglez. Ka qenë një transformim i jashtëzakonshëm për Cityn. Shpërblimet financiare të Premier Leagues dhe investimi i pronarëve të tyre kanë ndihmuar këto klube, së bashku me Liverpoolin, Tottenhamin, Unitedin e Arsenalin, për të tërhequr shumë nga lojtarët më të mirë në botë por gjithashtu, në mënyrë të rëndësishme, edhe trajnerët më të mirë.

Suksesi i Chelseat dhe Cityt është po aq sukses edhe i trajnerëve, me Pep Guardiolan afër çimentimit të statusit si trajneri më i mirë i brezit të tij dhe Thomas Tuchelin që udhëheq skuadrën nga “Stamford Bridge” në finale të Championsit pak më shumë se tre muaj pasi u emërua në këtë post. Chelsea kishte rezultate të dobëta nën drejtimin e Frank Lampardit, por me ardhjen e Tuchelit londinezët kanë ndryshuar tërësisht. E kanë mbajtur portën e paprekur në 18 prej 24 ndeshjeve nën drejtimin e Tuchelit, i cili sezonin e shkuar u paraqit në finale të Championsit me Paris Saint-Germainin, por u mposht nga Bayerni.

“Këtu kam gjetur një klub kaq të fortë, një klub totalisht të përqendruar në fitore, me një mentalitet shumë të fortë, ku kam pasur kaq shumë mbështetje që nga dita e parë. Premier League është e jashtëzakonshme, sepse nuk e ke shansin të pushosh”, tha Tuchel. “Duhet gjithmonë të jepni 100 për qind nga vetja për të fituar dhe kjo ka një ndikim në mentalitetin e klubit dhe atë të lojtarëve”.

Për dallim nga PSG-ja, kundërshtar që e eliminoi në gjysmëfinale, Manchester City ka shpenzuar para në vetëm disa lojtarë që konsiderohen superyje, pasi ka investuar më shumë në ndërtimin e skuadrës perfekte dhe stafit mbështetës për Guardiolan.

“Ky klub ka të bëjë me të gjithë njerëzit që punojnë në prapaskenë, nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Nëse mendoni ndryshe, atëherë të gjithë e keni gabim”, insistoi Guardiola.

Është pothuajse e pamundur që Guardiola të dështojë. Ai është në prag të titullit të tretë të kampionit në Premier League në katër sezone, si dhe titullit në Champions, sukses që i mungon prej vitit 2011 kur ishte trajner i Barcelonës. Në vitin 2019 ishte Jurgen Klopp ai që doli triumfues përballë Mauricio Pochettinos në Madrid. Tani, pasi Bayerni mori trofeun në Gjermani vitin e kaluar, do të jetë ose një spanjoll ose një gjerman që do ta çojë një klub në pronësi të Emirateve ose Rusisë drejt fitores në Ligën e Kampionëve. Por, anglezët do ta marrin me gëzim lavdinë.

“Përballja në finale mes Chelseat dhe Cityt është e mirë dhe e mirëseardhur për futbollin anglez. Kjo është dëshmi se Premier League mbetet liga më e fortë në botë”, insistoi Tuchel.

Previous Post

Britania e Madhe pret që të lirohet nga koronavirusi nga muaji gusht

Next Post

Macron akuzon Uashingtonin dhe Londrën për bllokimin e vaksinave

albnews

albnews

Related Posts

Milan mbetet jashtë Europës, nuk ndodhte që nga viti 2019
Sports

Milan mbetet jashtë Europës, nuk ndodhte që nga viti 2019

19 May, 2025
Legjionarët: Daku shënon dy gola, Ramadani realizon eurogol. Muçi jep asist, Mitaj shpallet kampion në Arabinë Saudite
Sports

Legjionarët: Daku shënon dy gola, Ramadani realizon eurogol. Muçi jep asist, Mitaj shpallet kampion në Arabinë Saudite

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë
UK

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Next Post
Macron: Anglezët të ndërpresin bllokimin e eksportit të vaksinave

Macron akuzon Uashingtonin dhe Londrën për bllokimin e vaksinave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM