ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 6 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 6 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 7 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 8 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Fox News: Presidenti shqiptar akuzon Sorosin për komplot destabilizues

albnews by albnews
2 July, 2019
in Albania
0
Fox News: Presidenti shqiptar akuzon Sorosin për komplot destabilizues
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Media amerikane, “Fox News” ka komentuar deklaratat e presidentit shqiptar Ilir Meta, me të cilat ai akuzon Xhorxh Sorosin se është përfshirë me një komplot me qëllim kapjen e hallkave të shtetit dhe për të destabilizuar vendin.

“Presidenti shqiptar akuzoi miliarderin bamirës me prirje të majta, Xhorxh Soros, se ka qenë i përfshirë me zgjedhjet vendore, të cilat ai i quan ‘një farsë’, pjesë e një komploti për të kapur të gjitha hallkat e shtetit shqiptar”, citon media amerikane presidentin Meta, si dhe qartëson që presidenti nuk ka ofruar asnjë provë për t’i mbështetur këto deklarata akuzuese.

“Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar, Xhorxh Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban: ‘kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton edhe kundër demokracisë’”, citon Fox News presidentin Meta.

RelatedPosts

“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës

Po ndiqeshin nga policia, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Ndërron jetë njëri prej tyre

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, nis me tensione seanca e parë e kësaj legjislature

Artikulli vë në dukje se presidenti i është kthyer me akuza edhe komunitetit ndërkombëtar, përfshi BE-në dhe SHBA-në, duke u bërë thirrje diplomatëve të mos bëhen qesharakë e të mos luajnë me kushtetutën e Shqipërisë.

Sipas Fox News, Meta ishte përpjekur të anulonte zgjedhjet e së dielës, duke thënë se nuk do të ishin demokratike pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila i ka bojkotuar.

Megjithatë, shton media amerikane, kryeministri Edi Rama urdhëroi të mbahen zgjedhjet, në të cilat partia e tij pritet të dalë fituese me diferencë shumë të madhe. Opozita, nga ana tjetër, e ka quajtur pjesëmarrjen e ulët (21.6%) si antikushtetuese dhe të paligjshme. Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vënë në dukje se mungesa e opozitës ka bërë që zgjedhjet të mos kenë interes për votuesit.

“Fox” shpjegon se si Meta ka shpallur një tjetër datë për zgjedhjet, por që është refuzuar nga qeveria, e cila ka ngritur një komision hetimor për të shkarkuar presidentin. Opozita ka vazhduar protestat duke e akuzuar qeverinë për manipulim të votave në zgjedhjet e mëparshme, të cilat qeveria i ka mohuar.

“Soros është shënjestër e rregullt e qarqeve të djathta, për shkak të financimeve që u bën grupimeve të majta nëpër Europë dhe SHBA. Qeveria nacionaliste e Hungarisë miratoi një ligj vitin e shkuar për të ndërprerë veprimtaritë e tij me fondacionin ‘Shoqëria e Hapur’, duke e deklaruar si të paligjshme veprimtaritë e OJQ-ve për të organizuar emigrim në vend”./TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result