ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 8 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 9 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 10 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 10 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Izraeli e cilëson të pamundur tërheqjen e njohjes së Kosovës

albnews by albnews
12 May, 2021
in Kosova
0
Vendosja e marrëdhënieve Kosovë – Izrael, Xhaçka: Konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, e ka cilësuar të pamundur mundësinë që Izraeli të tërheqë njohjen e Kosovës. Ai ka thënë se përderisa dy shtetet janë pajtuar me marrëveshjen për themelim të raporteve diplomatike nuk ka asgjë kontestuese mes dy vendeve.

Në një deklaratë për “TV Prva”, Vilan ka thënë se shteti i tij e ka njohur Kosovën nën presionin amerikan. Në shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje “për normalizim ekonomik” në Washington në praninë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Një nga pikat kryesore të zotimeve ishte që Izraeli ta njohë Kosovën, e kjo të hapë ambasadë në Jerusalem. Edhe te Serbia ishte zotimi që ky shtet të hapë ambasadë në Jerusalem.

RelatedPosts

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, një turp që përsëritet në tribuna

“Vendimi i Izraelit për ta njohur pavarësinë e Kosovës u bë nën presion amerikan, por mos të harrojmë se kjo u bë në korniza të një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës dhe Amerikës dhe jo me ne. Nuk po përpiqem të fshihem pas kësaj, vendimi u bë nga Izraeli pas shumë vitesh mosnjohjesh. Ishte kundër interesave tonë në Serbi”, ka thënë ai. Por i pyetur nëse Izraeli do të tërheqë njohjen e Kosovës, ambasadori e ka cilësuar të pamundur një gjë të tillë.

“Nuk e hsoh të mundshme për momentin. Një marrëveshje është arritur, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do të hapë ambasadën në Jerusalem. Nuk shoh tërheqje të njohjes përderisa dy shtetet janë pajtuar për këtë në marrëveshje”, ka deklaruar më tej Vilan.

Duke iu përgjigjur qëndrimeve të gazetarit se Serbia nuk e ka njohur Kosovën përmes kësaj marrëveshjeje, Vilan ka thënë se nuk e ka parë vetë marrëveshjen, por ajo është nënshkruar nga Serbia.

“Serbia s’e ka mohuar kurrë që e ka nënshkruar. Askush në Serbi s’ka thënë që s’e ka nënshkruar marrëveshjen. Dokumenti ekziston me aq sa di unë”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq. Ai ka thënë se qëndrimet e ambasadorit izraelit se Serbia “ka njohur” Kosovën janë të pasakta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result