Ushtria e cilëson grusht-shtet vetëshpalljen e Guaidos president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, gjenerali Vladimir Padrino deklaroi sot se vetëshpallja e shefit të Parlamentit, Juan Guaido si president i përkohshëm, është një grusht-shteti në zhvillim.

“Njoftoj popullin venezuelas se një grusht-shteti është përgatitur kundër institucioneve, kundër demokracisë, kundër Kushtetutës tonë, kundër presidentit Nicolas Maduro, presidenti jonë i ligjshëm”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp i rrethuar nga anëtarët e komandës së lartë ushtarake, shkruan ATSH.

Juan Guaido, presidenti i Parlamentit venezuelas, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall dje president në detyrë të vendit para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas. Gati të gjitha vendet e Amerikës Latine dhe asaj Veriore kanë njohur Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply